Description
Përshkrimi: Fara e zezë, e njohur gjithashtu si Nigella sativa, është një burim natyror me shumë përfitime për shëndetin. E pasur me substanca të ndryshme ushqyese, përfshirë acide yndyrore të pangopura, proteina, vitamina dhe minerale, fara e zezë ka efekte të jashtëzakonshme në forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen e trupit nga shumë sëmundje. Përdorimi i rregullt i farës së zezë ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, reduktimin e inflamacionit dhe stabilizimin e niveleve të sheqerit dhe kolesterolit në gjak. Dobitë e Produktit: Forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në luftimin e sëmundjeve. Rrit dhe rinovon qelizat e trupit. Ndihmon në zhvillimin e hormoneve dhe mbështet një sistem nervor dhe hormonal të shëndetshëm. Lufton alergjitë dhe pengon shtimin e substancave që shkaktojnë reaksione alergjike. Redukton kolesterolin “e keq” (LDL) dhe rrit kolesterolin “e mirë” (HDL). Pengon bllokimin e damarëve dhe stabilizon tensionin e gjakut. Stimuleron qarkullimin e gjakut dhe forcon zemrën. Ndihmon në rigjenerimin e shpejtë të plagëve dhe stabilizon sheqerin në gjak. Rregullon peshën dhe shkrin yndyrnat në gjak. Ka veti anti-inflamatore dhe mund të ndihmojë në trajtimin e astmës dhe ulcerës në stomak. Përdorimi: Hidhni një lugë çaji farë të zezë në 1 gotë ujë dhe ziejeni për 10 minuta. Pasi të jetë ftohur, kulloni dhe konsumoni cajin me ëmbëlsues sipas dëshirës. Farat e zeza mund të përdoren gjithashtu në gatime të ndryshme për të shtuar shije dhe përfitime shëndetësore. Kujdes: Këshillohet të mos konsumohet nëse merrni medikamente për hollimin e gjakut.












Reviews
There are no reviews yet.