Kisti Indian (100 g)

€14.30

Gjej produkte të tjera sipas shqetësimit në Udhëzuesin Bimor →

Rritur në rajonin jugperëndimor të Indisë, ajo ndihmon në përmirësimin e tretjes, uljen e tensionit të gjakut dhe reduktimin e dhimbjeve reumatike.

SKU: BM-kisti-indian-100gr
Category: ,

Description

Përshkrimi Kisti Indian është një bimë e rrallë që rritet në rajonin jugperëndimor të Indisë dhe mund të arrijë deri në një metër e gjysmë në gjatësi. Pjesët që përdoren janë degët, të cilat përmbajnë substanca me veti të fuqishme shëruese. Kisti përmban përbërës të rëndësishëm si fosfat, hekur, fosfor, karbohidrate dhe karotinë, si dhe antibiotikë të fuqishëm kundër çdo lloj mikrobi. Kisti Indian përmendet edhe në hadithet e Profetit Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), ku ai thotë: “Përdoreni sa më shumë të keni mundësi kistin (udin) indian, sepse në të gjenden shtatë shërime.” (Transmeton Buhariu) Dobitë e Produktit Forcon muskujt që rrethojnë zemrën. Ul tensionin e lartë të gjakut. Aktivizon dhe forcon hormonet. Përmban enzima që ndihmojnë në tretje dhe luftojnë aciditetin e stomakut. Ndihmon në rastet me pleurit, ul temperaturën e lartë, qetëson simptomat e astmës dhe lehtëson rëndimin në gjoks. Është i dobishëm kundër dhimbjeve gjatë urinimit. Ka veti pastruese dhe forcuese; pastron zorrët nga papastërtitë. Eliminon bllokimet në mëlçi, veshka dhe fshikëzën urinare. Përdoret kundër kollës, bronkitit dhe si çaj për ftohjet. Qetëson dhe lehtëson dhimbjet reumatike. Ndihmon personat që vuajnë nga bronkiti kronik. Përdoret edhe në sëmundjet e mëlçisë dhe është efektiv kundër dhimbjeve të shpinës. Përdorimi Doza e përgjithshme e këshilluar:Kisti Indian i bluar merret tre herë në ditë, pas buke. Doza është një lugë e vogël, e tretur në një gotë me ujë dhe shoqërohet me një lugë çaji mjaltë. 1. Për zemrën dhe ngushtimin e damarëve të gjakut: Merret një lugë e vogël kist i bluar dhe tretet në një gotë me ujë, çaj ose qumësht. Ndihmon në shkrirjen e yndyrave dhe zgjerimin e damarëve të gjakut. 2. Për sëmundjet e stomakut dhe aciditetin: Një lugë e vogël tretet në një gotë me qumësht. Përdoret tre herë në ditë (mëngjes, drekë dhe darkë) pas buke, për pesë ditë radhazi. 3. Për qetësimin e kollës: Shtohet një lugë e vogël në një gotë me çaj të nxehtë. Përdoret sipas nevojës, sa herë që kolla është e pranishme. 4. Për eliminimin e sekrecioneve: Përziejeni një lugë të vogël me qumësht të zier dhe pijeni për të ndihmuar në pastrimin e sekrecioneve. 5. Për migrenën: Përdoret dy herë në ditë (mëngjes dhe darkë pas buke). Në rastet kur migrena është e fortë, doza rritet në tre herë në ditë (mëngjes, drekë dhe darkë pas buke). Përbërësit Kist indian i tharë dhe i bluar (Costus Speciosus).

Additional information

Sasia

200

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Kisti Indian (100 g)”
⬆ UP