Description
Gjethe të çmuara tradicionale, të përdorura prej kohësh në mjekësinë popullore për mirëqenien e organizmit, si dhe për kujdesin e flokëve dhe lëkurës. Vlerat dhe përdorimet tradicionale Të pasura me përbërës antioksidues që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Mbështesin mirëqenien e përgjithshme falë përbërësve natyralë të bimës. Përdoren tradicionalisht për tretjen dhe mirëfunksionimin e sistemit tretës. Kanë përdorim tradicional në kujdesin e organizmit në kulturat e Lindjes së Mesme. Përmbajnë saponina, flavonoide dhe përbërës të tjerë bimorë me interes biologjik. Përdoren tradicionalisht për kujdesin e lëkurës, falë vetive pastruese të gjetheve. Përdoren për flokët dhe skalpin, veçanërisht në përgatitje bimore për pastrim dhe kujdes. Kanë veti pastruese tradicionale, ndaj janë përdorur edhe si alternativë bimore për larje.
PËRBËRËSIT
Përbërja: saponina, flavonoide, alkaloide, tanine dhe përbërës të tjerë bioaktivë bimorë.
SI TË PËRDORET
Për çaj: Hidhni rreth 1 lugë çaji gjethe Sidri të thata në një filxhan me ujë të nxehtë. Mbulojini dhe lërini të infuzohen 5–10 minuta, më pas kullojini dhe konsumojini. Për përdorim të jashtëm: Gjethet mund të bluhen dhe të përzihen me ujë për të përgatitur një masë/pastë bimore që përdoret për flokët, skalpin ose lëkurën.












Reviews
There are no reviews yet.