Tact Vaj Karafili

€800.00

Tact Vaj Karafili Bimë e familjes karafilore. Është bimë e vogël me gjelbërim të përhershëm e cila jep një grup lulesh karafili, të cilat janë edhe pjesa e përdorshme nga kjo bimë. Esenca vajore e përqendruar e kësaj bime që është vaj aromatik konsiston në një preparat natyral 100% që nxirret nga shtrydhja në gjendje të ftohtë me qëllim për të ruajtur strukturën kimike dhe për të pasur efektshmëri maksimale në përdorimin e saj mjekësor. Përbërja: Përmban kryesisht eugenol, acetat eugenoli, iso-eugenol dhe karafilene. Veçoritë: Përdoret zakonisht si qetësues dhe antiseptik ndaj sëmundjeve kërpudhore të lëkurës. Përdoret gjithashtu kundra të…

Out of stock

SKU: PN-16545
Category: ,

Description

Tact Vaj Karafili

Bimë e familjes karafilore.

Është bimë e vogël me gjelbërim të përhershëm e cila jep një grup lulesh karafili, të cilat janë edhe pjesa e përdorshme nga kjo bimë.

Esenca vajore e përqendruar e kësaj bime që është vaj aromatik konsiston në një preparat natyral 100% që nxirret nga shtrydhja në gjendje të ftohtë me qëllim për të ruajtur strukturën kimike dhe për të pasur efektshmëri maksimale në përdorimin e saj mjekësor.

Përbërja: Përmban kryesisht eugenol, acetat eugenoli, iso-eugenol dhe karafilene.

Veçoritë: Përdoret zakonisht si qetësues dhe antiseptik ndaj sëmundjeve kërpudhore të lëkurës.

Përdoret gjithashtu kundra të vjellave dhe të përzierit. Vaji i karafilit është nxitës seksual dhe përdoret për pakësimin e akneve (puçrrave të fytyrës).

Dobitë dhe përdorimi: – Qetëson dhimbjet e dhëmbëve dhe ka efekte pastruese. – Qetëson dhimbjet e reumatizmës dhe të muskujve, kur përdoret si vaj për lyerje: përzihet në raporte 1:10 me vajin e xhoxhobës, aplikohet në regjionet me dhimbje. – Përdoret në rastet e sinozitit dhe kongjestioneve hundore (aplikohet një përzierje e këtij vaji në masën 1ml. + 10 ml. vaj kungulli) një lugë e madhe mund të merret çdo ditë për një periudhë njëjavore. – Përdoret për aknet (puçrrat e fytyrës). Një përzierje e 1ml. vaj karafili + 5 ml. vaj livande + 10 ml. vaj i xhoxhobës.

Duhet të përdoret çdo ditë pas larjes së fytyrës dhe para gjumi. – Përdoret në rastet e mosmbajtjes së urinës.

Paketimi: Shishe qelqi e errët 60 ml, bashkë me pikatore (20 pika vaji janë të barabarta me 1 ml.)

Ruhet në temperaturën 15 ° C dhe mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Tact Vaj Karafili”
⬆ UP