Description
Përshkrimi Vaji i linit (250 ml) është një burim i fuqishëm natyror i acideve yndyrore esenciale omega-3, omega-6 dhe omega-9, si dhe një “server” i pasur i vitaminave, mineraleve dhe fitonutrientëve të nevojshëm për funksionimin optimal të trupit. Ky vaj i artë me origjinë bimore, është i njohur për strukturën e tij të pasur me acide yndyrore të pangopura që tejkalojnë përqendrimin e gjetur në vajrat e peshkut të egër të paqësorit apo arktikut. Ai është një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë të forcojnë sistemin kardiovaskular, imunitetin dhe shëndetin e përgjithshëm në mënyrë natyrale. Dobitë e Produktit Mbron zemrën dhe enët e gjakut duke ulur kolesterolin dhe trigliceridet. Ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës, atakut në zemër dhe tensionit të lartë. Ndihmon në balancimin e hormoneve femërore dhe shëndetin vaginal. Përmirëson funksionin e veshkave dhe ruan shëndetin e retinës së syrit. Ka veti anti-inflamatore dhe përmirëson shëndetin e kyçeve. Mbron dhe përmirëson lëkurën, duke ndihmuar në elasticitet dhe reduktimin e shenjave të plakjes. Rrit funksionin imunitar dhe rigjeneron organizmin në nivel qelizor. Mbështet funksionin e trurit, kujtesën dhe përqendrimin. Lehtëson simptomat e menopauzës dhe ciklit menstrual. Ndihmon në tretje dhe pastrimin e zorrëve për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave (në farat e linit). Përdorimi Merret 1 lugë gjelle në ditë, mundësisht esëll ose para vakteve. Mund të përdoret edhe në sallata, supa të vakëta (jo të nxehta), ose mbi ushqime të gatuara pasi janë ftohur pak. Nuk duhet të përdoret për gatim me temperaturë të lartë, pasi dëmtohen përbërësit aktivë. Për përdorim të jashtëm, mund të aplikohet në lëkurë ose flokë për ushqim dhe hidratim natyral. Përbërësit Vaj lini 100% i pastër, i presuar në të ftohtë.












Reviews
There are no reviews yet.