Gjakderdhja konsiderohet një shkelje shumë e rëndë në ligjin islam, në fakt kur bëhet fjalë për të drejtat e të tjerëve, vrasja do të jetë krimi i parë që do të gjykohet mes krijesave në Ditën e Kijametit. Në Kuran, Allahu kërcënon ata që e vrasin pa të drejtë një besimtar:
Kush e vret një besimtar me dashje, shpërblimi i tij është Xhehennemi, ku do të jetë përgjithmonë, e Allahu është zemëruar me të, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh (Kur’an 4:93) .
Për shkak të seriozitetit të kësaj çështjeje, Profeti ﷺ paralajmëroi për mbajtjen e armëve kundër muslimanëve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për t’i terrorizuar, për t’i plaçkitur apo për të bërë luftë kundër tyre. Ai elaboroi më tej se kushdo që do ta bënte këtë veprim të shëmtuar, atëherë një person i tillë nuk do të konsiderohej pas rrugës së muslimanëve.
Hadithi gjithashtu paralajmëron për tradhtinë e besimit të të tjerëve. Transaksionet e biznesit dhe çështjet e kësaj bote kërkojnë besim në mënyrë që të përmbushen pa mosmarrëveshje. Nëse njerëzit nuk i besojnë njëri-tjetrit, atëherë ata nuk mund të shndërrohen në një komunitet koheziv ku njerëzit angazhohen me njëri-tjetrin në një mënyrë të vërtetë dhe të ndershme. Tradhtia e besimit sjell fatkeqësi në shoqëri me urrejtje dhe grindje mes njerëzve. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në këtë hadith paralajmëron se kushdo që i tradhton muslimanët, në çfarëdo mënyre, atëherë ai person nuk është duke ndjekur udhëzimin islam dhe as rrugën e Profetit ﷺ.