Ky hadith është mjaft vetë-shpjegues.
Kushdo që i thërret të tjerët në udhëzim, atëherë ai/ajo do të shpërblehet me të njëjtin shpërblim si ata që e pasojnë atë në atë udhëzim pa u pakësuar asgjë prej tyre. Ne duhet të përpiqemi maksimalisht t’i inkurajojmë dhe të ndikojmë të tjerët në mënyrë pozitive me vepra të mira që do t’u sjellin dobi atyre në këtë jetë dhe në botën tjetër. Imagjinoni sasinë e veprave të mira që një person do të grumbullonte në Ditën e Gjykimit nëse dikush do të fillonte diçka të mirë në jetën e tij/saj dhe njerëzit do ta ndiqnin atë brez pas brezi. Nuk ka nevojë të jetë diçka madhështore, por mund të jetë aq e thjeshtë sa t’i mësosh një fëmije të recitojë Fatiha, të mësosh sjellje të mira, të financosh një shkollë, të shkruash një libër ose artikull, të publikosh një video da’ve në YouTube, etj .
Kushdo që i thërret të tjerët në humbje, atëherë ai/ajo do të bartë të njëjtin mëkat si ata që e pasojnë atë në atë devijim pa u pakësuar asgjë prej tyre. Kjo është arsyeja pse ne duhet të sigurojmë se nuk i inkurajojmë apo ndikojmë të tjerët në mënyrë të tillë që ata të na ndjekin në mëkatet dhe zakonet tona të liga. Një person që mëkaton fshehurazi pa inkurajuar dhe ndikuar te të tjerët është më i mirë se ai që mëkaton haptazi dhe i inkurajon të tjerët që ta ndjekin atë në të. Imagjinoni sasinë e veprave të liga që një person do të grumbullonte në Ditën e Gjykimit nëse dikush fillon diçka të keqe në jetën e tij/saj dhe njerëzit do ta ndiqnin atë brez pas brezi. Sot ka shembuj të shumtë të kësaj, si p.sh., fillimi ose prezantimi i të tjerëve në faqet pornografike, mësimi i të tjerëve për të vjedhur, çuar të tjerët në ateizëm, çuar të tjerët në varësi të liga, etj.